Kërcënim ndaj gazetares Diellza Luzha, Prishtinë, 09.09.2022

    0
    71
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Diellza Luzha
    Gjini Femër
    Data 09/09/2022
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Shkelësi / i dyshuari Bajram Ferati
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Gazeta Shneta
    Burimi Gazeta Shneta
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Bajram Ferati
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK dënon gjuhën fyese dhe kërcënuese ndaj gazetares Luzha, njëherësh fton organet kompetente ta trajtojnë rastin me prioritet.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici

    Gazetarja Diellza Luzha nga Gazeta Shneta është kërcënuar nga njëri shofer i autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës.

    “Gazetarja Diellza Luzha ka raportuar sot përmes një artikulli për keqpërdorimin e autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës. Për këtë shkrim, Luzha është kërcënuar nga njëri prej shoferëve, Bajram Ferati. Ferati është kontaktuar fillimisht nga gazetarja për të marr një sqarim në lidhje me keqpërdorimin e autoambulancës, por ai nuk ka pranuar të flas. Ndërkaq”, pas publikimit të artikullit, ai e ka kontaktuar gazetaren duke e kërcënuar dhe ofenduar”, thuhet në ankesën drejtuar AGK-së.

    “Ngom mirë. 15 herë unë me marr autoambulancën, bonu e bindur që nuk ke me thirr ma kërkon. A u kuptuam”, ka kërcënuar Ferati. “Unë e kam marr autoambulancën dhe apet e marr”, ka thënë shoferi i autoambulancës.

    AGK dënon gjuhën fyese dhe kërcënuese ndaj gazetares Luzha, njëherësh fton organet kompetente ta trajtojnë rastin me prioritet.