Kërcënim ndaj gazetarëve, Pejë, 04.08.2022

    0
    101
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Milic Petrovic
    Gjini Mashkull
    Data 04/08/2022
    Qyteti Peje
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Shkelësi / i dyshuari Momir Bulatovic
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Radio Gorazhdevci
    Burimi Radio Gorazhdevci
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Momir Bulatovic
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja e dënon kërcënimin që ndikon direkt në sigurinë e gazetarëve dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Shefi i deskut të Radio Gorazhdevcit, Milic Petrovic, është kërcënuar verbalisht sot në zyrat e kësaj medie nga ana e Momir Bulatovic, djali i një zyrtareje civile në stacionin lokal policor, e ka njoftuar AGK-në, zyra e këtij medium.

    Sipas njoftimit shkak për këtë kërcënim është bërë një shkrim i Radios për një peticion sa i përket ankesave për sjelljen e një polici.

    “Shtrëngoni dhëmbët nëse nuk e hiqni tekstin kundërthënës”, i ka thënë Bulatoviq gazetarit.

    Policia e ka shoqëruar kërcënuesin në stacion, dhe gjithashtu ka marrë deklaratën e gazetarit.

    AGK-ja e dënon kërcënimin që ndikon direkt në sigurinë e gazetarëve dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet.