Kërcënim ndaj gazetarëve të Gazetës Sinjali, Prishtinë, 11.10.2021

    0
    98

    Gazetarët e Gazetës Sinjali kanë pranuar mesazhe kërcënuese dhe ofenduese nga familjarët e personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste.

    Për AGK-në, është tejet shqetësuese dhe tërësisht e papranueshme që gazetarët vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve të tilla. Andaj, ftojmë organet kompetente që sa më parë të marrin në mbrojtje gazetarët dhe këtë medium për të parandaluar ndonjë incident eventual.

    Vlerësojmë se qasja e tillë rrezikon rëndë lirinë e shprehjes dhe klimën e të bërit gazetari. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që rastet e kërcënimeve t’i raportojnë në Policinë e Kosovës.