Kërcënim ndaj gazetarit Ermal Panduri, Prishtinë, 08.09.2020

    0
    128
    Shteti
    Gjini
    Data
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Lloji i medias: a : 1

    Gazetari njëherësh drejtuesi i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri. është kërcënuar nga disa persona në rrjete sociale.

    Panduri ka njoftuar se është duke u kërcënuar me jetë nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi përmes rrjetit social Facebook, ku ka postuar një koment ofendues dhe kërcënues në drejtim të tij.

    “Ky djali po më kërcënon me jetë, po ma shan’ krejt familjen! Si ky janë shumë, por të mirët janë më shumë”, ka shkruar ndër të tjera Panduri.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës janë të papranueshme kërcënimet dhe ofendimet që ka pranuar Panduri. Andaj, ftojmë organet kompetente që sa më parë të merren me rastin në mënyrë që kërcënuesit të dalin para drejtësisë.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se kërcënimet e tilla e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë.

    AGK u bën thirrje kolegëve tanë që rastet e kërcënimeve t’i raportojnë në Policinë e Kosovës.

    Përditësim:

    Më datën 06.01.2021 është paraqitur në polici i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në muajin shtator të vitit 2020 përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një gazetar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.