Kërcënim ndaj gazetarit Irfan Maliqi, Viti, 28.09.2022

    0
    76
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Irfan Maliqi
    Gjini Mashkull
    Data 28/09/2022
    Qyteti Viti
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Syle Salihu dhe Hysen Ymeri
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Plus Tv
    Burimi Plus Tv
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Syle Salihu dhe Hysen Ymeri
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e dënon këtë veprim të Salihut dhe Ymerit, njëherësh e cilëson se bie në kundërshtim me vlerat e përgjithshme të lirisë së shtypit dhe shprehjes. Përpjekja për t’ua imponuar gazetarëve se çfarë të raportojnë, është tendencë për kontrollim të informatave.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar sot nga redaksia e Plus TV, se gazetari i këtij mediumi, Irfan Maliqi, është kërcënuar nga Sylë Salihu -Udhëheqës i Shërbimeve Sociale brenda QPS-së në Viti.

    Maliqi gjithashtu ka pranuar mesazhe nga Hysen Ymeri – Shef i Zyrës së Burimeve Njerëzore në Komunën e Vitisë në lidhje me kronikën për mungesën e profesionistëve në degët e punëve sociale në këtë komunë.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e dënon këtë veprim të Salihut dhe Ymerit, njëherësh e cilëson se bie në kundërshtim me vlerat e përgjithshme të lirisë së shtypit dhe shprehjes. Përpjekja për t’ua imponuar gazetarëve se çfarë të raportojnë, është tendencë për kontrollim të informatave.