Kërcënim ndaj gazetarit Korab Rexhepi, Prishtinë, 12.02.2024

    0
    53
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Korab Rexhepi
    Gjini Mashkull
    Data 12/02/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Shkelësi / i dyshuari M.B.
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias DTV
    Burimi Email
    Emri i shkelësit / të dyshuarit M.B.
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto kërcënime janë të papranueshme dhe ftojmë Policinë e Kosovës që ta trajtoj rastin në mënyrë që kërcënuesi të ndëshkohet nga organet e drejtësisë. Gjithashtu, i bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre jo vetëm në AGK, por edhe në Policinë e Kosovës.

    Gazetari i DTV, Korab Rexhepi, ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga një person me inicialet M.B.

    Rexhepi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se këto kërcënime janë bërë pasi që M.B., i është ndërprerë telefonata e drejtpërdrejtë pas disa fjalëve banale që i njëjti kishte thënë në emisionin që gazetari drejton.

    Në një nga mesazhet kërcënuese të M.B., thuhet se gazetarin “do ta zhdukë me gjithë familje”.

    Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto kërcënime janë të papranueshme dhe ftojmë Policinë e Kosovës që ta trajtoj rastin në mënyrë që kërcënuesi të ndëshkohet nga organet e drejtësisë.

    Gjithashtu, i bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre jo vetëm në AGK, por edhe në Policinë e Kosovës.