Gazetarit të portalit “Reporteri”, Shkumbin Kjatazi më 13.06.2020 është tentuar t’i digjet vetura me benzinë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kajtazi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka treguar se në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë, një person kishte tentuar t’ia digjte me benzinë veturën e tij. Këtë akt, sipas gazetarit e kanë parandaluar banorët e kësaj rruge, të cilët e kishin njoftuar edhe Policinë e Kosovës.
AGK-ja përmes një reagimi publik, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetohen motivet e sulmit dhe kryesi i këtij akti të dal para drejtësisë.
Kërcënimet e tilla për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë tërësisht të papranueshme, të cilat e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë.