Kryeredaktori i gazetës Bota Sot, Idriz Morina, ka pranuar një telefonatë me mesazhe kërcënuese për të dhe familjen për shkak të shkrimeve të tij. Morina e ka paraqitur rastin në Polici, dhe është hapur procedura me vlerësimin “kanosje”, sipas procedurës hetimore.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon këtë rast, dhe kërkon nga Policia e Kosovës që ta trajtojë me prioritet.