Kërcënim ndaj medieve, Prishtinë, 14.07.2022

    0
    101
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 14/07/2022
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Deklaratat agresive publike nga zyrtarët shtetërorë
    Shkelësi / i dyshuari Fitore Pacolli
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Fitore Pacolli
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave.

    Deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, sot në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos atyre online.

    Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.

    Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara.

    Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave.