Kërcënim ndaj portalit Mitropol, Mitrovicë, 25.07.2024

    0
    11
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 25/07/2024
    Qyteti Mitrovice
    Lloj i incidentit Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Mitropol
    Burimi Mitropol
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Për AGK-në, këto kërcënime janë shqetësuese dhe të papranueshme, dhe i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës t’i hetojë ato, duke bashkëpunuar në denoncimin e kësaj medie. Gazetarët, kudo në Kosovë, duhet të jenë në gjendje që punën e tyre në interes të publikut, ta bëjnë pa u penguar.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është njoftuar për dy kërcënime që ka marrë në 24 orët e fundit, media “Mitropol”, nga Mitrovica.

    I pari ka të bëjë me një raportim nga Vushtrria për vendosjen e një mini-parku argëtues në shesh, kurse kërcënimi i dytë, ka ardhur e bashkuar me një video, që pretendon se “Wagneri është në Kosovë”.

    Për AGK-në, këto kërcënime janë shqetësuese dhe të papranueshme, dhe i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës t’i hetojë ato, duke bashkëpunuar në denoncimin e kësaj medie.

    Gazetarët, kudo në Kosovë, duhet të jenë në gjendje që punën e tyre në interes të publikut, ta bëjnë pa u penguar.