Kërcënim ndaj RTV Besa, Prizren, 05.09.2023

    0
    113
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 05/09/2023
    Qyteti Prizren
    Lloj i incidentit Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Lulzim Kabashi
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias RTV Besa
    Burimi RTV Besa
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Lulzim Kabashi
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimin dhe kanosjen ndaj kolegëve të mediumit lokal, RTV Besa, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet në mënyrë që kolegët të vazhdojnë të kryejnë profesionin e tyre pa u penguar.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Stafi i RTV Besa në Komunën e Prizrenit është kanosur e kërcënuar gjatë ditës së djeshme nga ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, Lulzim Kabashi.

    Sipas një njoftimi drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, redaksia e këtij mediumi ka thënë se “Ish kryetari i AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi ka “bastisur” dje pasdite zyret e RTV Besa ku duke u kanosur dhe kërcënuar mediumin lokal RTV Besa. Ai ka kërcënuar me jetë për shkak të një lajmi të publikuar nga mediumi për një ish kandidat të AAK-së në zgjedhjet e fundit lokale të arrestuar dje nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Rasti është paraqitur në Policinë e Prizrenit.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimin dhe kanosjen ndaj kolegëve të mediumit lokal, RTV Besa, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet në mënyrë që kolegët të vazhdojnë të kryejnë profesionin e tyre pa u penguar.