Kërcënim tjetër ndaj gazetarëve, Adriatik Kelmendi, Agron Bajrami dhe Besnik Krasniqi, Prishtinë, 23.05.2020

    0
    129
    Shteti
    Gjini
    Data
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Nga kush a : 1 : { i :
    Lloji i medias: a : 1
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? a : 1

    Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu përmes disa shkrimeve të publikuara në rrjetin social Facebook, kanë ushtruar presion ndaj gazetarëve: Adriatik Kelmendi, Agron Bajrami e Besnik Krasniqi.

    Sulmet janë bërë disa ditë para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendosë për dekretin presidencial të nominimit të kandidatit për kryeministër. Ata i kanë akuzuar gazetarët në fjalë se mbështesin Presidentin Hashim Thaqi dhe Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

    AGK-ja përmes një komunikate u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve politik që të ndalin sulmet ndaj gazetarëve, në mënyrë që puna e tyre t’i shërbej opinionit dhe zhvillimit demokratik të shoqërisë sonë.