Kërcënim tjetër ndaj gazetarëve, Besnik Krasniqi, Prishtinë, 13.02.2019

    0
    90
    Shteti
    Gjini
    Data
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Nga kush a : 1 : { i :
    Lloji i medias: a : 1
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? a : 1

    Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka etiketuar gazetarin e Koha Ditore, – Besnik Krasniqi si agjent të shërbimeve të huaja.

    “Besnik Krasniqi po shkëlqen në luftën speciale të Sputnik-ut kundër Republikës sonë!?“, kishte shkruar Matoshi në rrjetin social Facebook, duke i bashkëngjitur shkrimit fotografitë e Kohës Ditore dhe të Sputnik-ut.

    Për këtë ka reaguar publikisht Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media. “AGK konsideron se gjuha e përdorur nga këshilltari i kryeministrit, i kontribuon gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes dhe, si e tillë, është e dënueshme, meqë e cenon ashpër lirinë e shprehjes dhe të bërit gazetari…, ” thuhet në reagimin e kësaj organizate.