Kërcënim verbal, Musa Sabedini, 02.01.2018, Gjilan

    0
    78
    Shteti
    Gjini
    Data
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Nga kush a : 1 : { i :
    Lloji i medias: a : 1
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? a : 2

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Musa Sabedini se është kanosur nga drejtori i urbanizmit në komunën e Gjilanit Valon Shefkiu. Gazetari Sabedini ka bërë të ditur se është kërcënuar pas një shkrimi që ka të bëjë me punën e drejtorit Shefkiu, të publikuar në portalin Rajoni Press. AGK merr vesh se zyrtari i komunës së Gjilanit sot është arrestuar nga policia dhe është në mbajtje. AGK mirëpret reagimin e shpejtë të policisë dhe kërkon nga mekanizmat ligj-zbatues që ta trajtojnë me prioritet dhe seriozitet këtë rast ndërsa kërcënuesi ta marrë dënimin e merituar.