Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Arbana Xharra, Prishtinë, 23.02.2017

    0
    52

    Kryeredaktorja e së përditshmes Zëri, Arbana Xharra është kërcënuar nëpërmjet facebook-ut nga një individ i quajtur Ebu Duxhane i cili i ka postuar një foto ku shihet një njeri pa kokë dhe lidhet me luftën në Siri. Duxhane po ashtu ka shkruajtur “Ta dish se ne do të të gjejmë” dhe “Ne e dimë se sa i do fëmijët e tu”. Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.