Kërcënime me jetë ndaj gazetarëve të Insajderit, Prishtinë, 25.06.2024

    0
    32
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 25/06/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Insajderi
    Burimi Insajderi
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë. AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet, dhe të ndërmarrin veprime konkrete.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici Rasti është raportuar në zyren e Prokurorit

    Redaksia e gazetës online, Insajderi, e ka njoftuar AGK-në për kërcënimet me të cilat është ballafaquar dy ditët e fundit, pas raportimeve rreth arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer në lidhje me krimin e shpërlarjes së parave.

    Sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë. Insajderi, e ka raportuar rastin në Polici si Kanosje.

    AGK-ja, është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë.

    AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet, dhe të ndërmarrin veprime konkrete.