Kërcënime ndaj gazetarëve, Prishtinë, 21.07.2024

    0
    16
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 21/07/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Burimi TikTok
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Akuzat ndaj medieve dhe gazetarëve përveç të pabaza, janë shumë të rrezikshme dhe vënë seriozisht në rrezik sigurinë e gazetarëve të apostrofuar dhe familjeve të tyre. AGK-ja, u bën thirrje kolegëve gazetarë që të denoncojnë individët dhe llogaritë prej nga vijnë këto kërcënime, dhe fton Policinë e Kosovës të aktivizojë Njësitin e Krimeve Kibernetike për të gjetur dhe mbajtur përgjegjës ata që kërcënojnë. Meqë shumë prej kërcënimeve vijnë nga jashtë Kosovës, AGK-ja pret që autoritetet e sigurisë të bashkëpunojnë me partnerët e tyre jashtë vendit, për të zbuluar autorët e kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një sërë videosh kërcënuese, kryesisht në platformën Tik Tok, ndaj disa gazetarëve dhe medieve, në ditët e fundit.

    Kërcënimet kanë ardhur në lidhje me raportimet për Faton Hajrizin, i arratisur nga burgu në Kosovë, dhe për të cilin raportohet se është vrarë në Serbi.

    Cak i sulmeve janë bërë më së shumti Ermal Panduri, autor i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, dhe Vehbi Kajtazi, udhëheqës i Paparaci, dhe panelist në Klan Kosova. Gjithashtu, me mesazhe fyese e kërcënuese janë paraqitur edhe fotografitë e Jehona Bajramit të Klan Kosova dhe Doruntina Bylykbashit të TV Dukagjini.

    Videot e kanë përshkrimin “Vrasësit e Faton Hajrizit”, dhe i akuzojnë mediat dhe gazetarët se kanë kontribuar në ngjarjet në Serbi, që çuan në vrasjen e Hajrizit.

    Akuzat ndaj medieve dhe gazetarëve përveç të pabaza, janë shumë të rrezikshme dhe vënë seriozisht në rrezik sigurinë e gazetarëve të apostrofuar dhe familjeve të tyre.

    AGK-ja, u bën thirrje kolegëve gazetarë që të denoncojnë individët dhe llogaritë prej nga vijnë këto kërcënime, dhe fton Policinë e Kosovës të aktivizojë Njësitin e Krimeve Kibernetike për të gjetur dhe mbajtur përgjegjës ata që kërcënojnë.

    Meqë shumë prej kërcënimeve vijnë nga jashtë Kosovës, AGK-ja pret që autoritetet e sigurisë të bashkëpunojnë me partnerët e tyre jashtë vendit, për të zbuluar autorët e kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve.