Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim një postim në rrjetin social Facebook të drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala. AGK konsideron se gjuha e përdorur nga z.Shala paraqet ofendim dhe kërcënim për punëtorët e mediumit publik, duke përfshirë anëtarët tonë që punojnë në këtë medium. AGK është njoftuar nga punëtorët e mediumit publik se ky reagim i z.Shala vjen pas takimeve të ndara që drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së kanë zhvilluar me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me të gjitha grupet parlamentare lidhur me draftimin e ligjit per RTK-në dhe gjendjen e përgjithshme në Transmetuesin Publik.
This project is funded by
the European Union