Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Fushë Kosovë, 02.03.2023

    0
    52
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Behar Mustafa
    Gjini Mashkull
    Data 02/03/2023
    Qyteti Fushe Kosove
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Shkelësi / i dyshuari Hasime Qyqalla
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Kallxo.com
    Burimi Kallxo.com
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Hasime Qyqalla
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon këtë tentim të personit zyrtar për të heshtur gazetarin Mustafa, në ndërkohë që i rikujton se në Kosovë shpifja është e dekriminalizuar. AGK-ja, u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve dhe personave me ndikim, të përmbahen nga kërcënimet dhe deklaratat e tilla në drejtim të gazetarëve, ngaqë narrativat e tilla, e dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe tundin themelet e demokracisë. Për më tepër, AGK-ja, i inkurajon të gjithë kolegët që të vazhdojnë me raportimet e tyre të drejta dhe të mos bien pre e kërcënimeve të tilla.

    Zyrtarja e Komunës së Fushë-Kosovës, Hasime Qyqalla, ka tentuar të frikësojë gazetarin e KALLXO.com, Behar Mustafën, me inicim të ndjekjes penale.

    Ky frikësim vjen pas një hulumtimi të KALLXO.com, ku përfshihet i biri i zyrtares në fjalë. Në ndërkohë që, e njëjta gjatë ditës së sotme, nëpërmjet telefonit e ka kërcënuar gazetarin se do t’ia vendosë emrin në një kallëzim penal.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon këtë tentim të personit zyrtar për të heshtur gazetarin Mustafa, në ndërkohë që i rikujton se në Kosovë shpifja është e dekriminalizuar.

    AGK-ja, u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve dhe personave me ndikim, të përmbahen nga kërcënimet dhe deklaratat e tilla në drejtim të gazetarëve, ngaqë narrativat e tilla, e dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe tundin themelet e demokracisë. Për më tepër, AGK-ja, i inkurajon të gjithë kolegët që të vazhdojnë me raportimet e tyre të drejta dhe të mos bien pre e kërcënimeve të tilla.