Kërcënime tjera ndaj gazetarëve, Blerina Haxha – Rugova, 16.10.2014

    0
    62

    Drejtori i shtëpisë botuese “Buzuku”, Abdullah Zeneli, ka kërcënuar redaktoren e Kulturës në gazetën “Zëri”, Blerina Haxha – Rugova. Ky shqetësim, ka shkuar edhe tek Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku redaktorja Gaxha – Rugova, tregon për kërcënimin që ka marrë.“AGK është njoftuar se z. Zeneli, pas disa letrave dhe reagimeve publike, ka shkuar në redaksinë e gazetës “Zëri”, për tu sqaruar rreth publikimit të shkrimit në numrin e së shtunës në gazetën “Zëri, me titull “Kosova në Frankfurt, pa shtëpitë e mëdha botuese”, me ç’rast ka kërcënuar me sulm fizik për shkak të asaj, që ai e quan ofendim të punës e të familjes së tij”, thuhet në një njoftim të AGK-së.