Kërcënime tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 09. 05. 2020.

    0
    101
    Shteti
    Gjini
    Data
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Nga kush a : 1 : { i :
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? a : 1

    Zëvendësministri i Mbrojtjes  njëherësh anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje – Enver Dugolli, ka sulmuar verbalish gazetarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Piskamat shterruese e dëshpëruese të disa “gazetarëve” për të krijuar me çdo kusht viktimën, përveçse të gërditshme janë edhe ofenduese. Është e pakuptueshme kur mediumi bie në gracka të tilla për të krijuar më çdo kusht “viktimën plitike” madje duke i kushtuar transmetim direkt nga Stacioni i Policisë… Krijohet përshtypja se kushedi se ç’farë krimi i madh mund të ketë ndodhur… Gazetari se jo mahi…”ka shkruar Dugolli në llogarin e tij.

    AGK e ka dënuar këtë gjuhë përmes një komunikate publike, duke theksuar se peshën që ka fjala e një personi të tillë  në opinion publik. “Gazetarët kanë të drejtë të raportojnë, dhe është detyrë e tyre e shenjtë që ky raportim të ndodhë, e të mos fshihet e manipulohet si i tillë. Gazetarët nuk përforcojnë ‘piskama’, ata mbulojnë ngjarje e zhvillime të ndryshme gjatë ditës, dhe rasti të cilit i është referuar Dugolli, nuk do të duhej të lihej në terr mediatik, siç pretendon ai…” është shkruar ndër të tjera në komunikatën e AGK-së.