AGK në reagim shprehet se është shumë i shqetësuar me presionin që zyrtarë të misionit të EULEX-it në Kosovë, i kanë bërë gazetarit të “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazit, i cili deklaron se zyrtarët e këtij misioni kanë bërë presion mbi të duke tentuar ta ndalin një raportim, që kishte të bënte me dyshimet për përfshije në korrupsion të zyrtarëve të EULEX-it. AGK-ja kërkon nga misioni i EULEX-it, që të jetë partner i gazetarëve në informimin e drejtë të opinionit publik, thuhet në reagim.
This project is funded by
the European Union