Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale, Insajderi, 20.03.2018, Prishtinë

    0
    83
    Shteti
    Gjini
    Data
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Nga kush a : 1 : { i :
    Lloji i medias: a : 1
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? a : 2

    Ekipi i Insajderit është kërcënuar me jetë nga Anton Jupa, pronar i kompanisë që ishte pjesë e skandalit të mishit. Jupës nuk i ka pëlqyer se pse kompania dhe emri i tij janë përmendur në hulumtimin e publikuar para disa ditësh. Jupa ka kërcënuar ekipin e Insajderit me jetë.

    Pas publikimit të këtij artikulli, pronari i kompanisë “Euro Ida”, Anton Jupa, ka thirrur në redaksinë e Insajderit, me ç’rast e ka kërcënuar me vrasje ekipin e saj, bënë të ditur Insajderi.

    “Problemet serioze janë shumë! Shumë serioze! A me ditë qaj personi që u kon i pari, pasha natën e babës që ka dekë e ai ka bo vetëvrasje, s’ka me e myt, vetëm kam me e copëtu me sakicë, kam me e coptu edhe me masakru. Maje në mend qa po thom unë”, ishin fjalët të cilat i kishte thënë Jupa ekipit të redaksisë së gazetës Insajder.