Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale, Valon Konushevci, Prishtinë, 05.11.2015

    0
    58

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim një ankesë nga gazetari i Redaksisë së Sportit i gazetës “Zëri”, Valon Konushevci se krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, po e diskriminojnë duke mos i dhënë asnjë deklaratë për temat që i trajton. Sipas kësaj ankese, drejtuesit e FFK-së ia kanë ndaluar edhe përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, të deklarohet për gazetarin e kësaj të përditshmeje.