Kërcënimet ndaj mediave dhe organizatave mediatike, Tiranë, 23/04/2024

    0
    60
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Media dhe organizata mediatike
    Gjini Group
    Data 23/04/2024
    Qyteti Tirana
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias https://top-channel.tv/2024/04/23/rama-zbulon-telefonaten-me-drejtorin-e-rai-3-dokumentari-njesoj-si-kronikat-dikur-me-shqiptare-trafikante-dhe-prostituta/
    Burimi https://top-channel.tv/2024/04/23/rama-zbulon-telefonaten-me-drejtorin-e-rai-3-dokumentari-njesoj-si-kronikat-dikur-me-shqiptare-trafikante-dhe-prostituta/
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar disa media shqiptare si “tuba kanalizimesh” në dy përgjigje të veçanta publike më 23 prill në lidhje me një program investigativ nga RAI3 (ketu dhe ketu). Programi i transmetuar të dielën, eksploroi marrëveshjen mes Ramës dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni në lidhje me transferimin e emigrantëve nga Italia në Shqipëri, sipas së cilës Italia do të ndërtojë dy kampe pritjeje dhe ndalimi emigrantësh në Shqipëri.

    Duke komentuar programin investigues të RAI3, Rama shprehu zemërimin e tij për atë që ai e cilësoi si “qasje kriminale” ndaj gazetarisë, duke u shprehur:“Ai më ka kthyer një mesazh që do të të marr mbrapsht dhe telefonata ka ndodhur pak orë më parë, pa asnjë lloj shqetësimi tjetër, përveç faktit që kemi të bëjmë me një situatë anormale ku viktima e një sulmi skandaloz jo vetëm është denigruar me shumë të pavërteta, por edhe paraqitur para publikut si një person që ka refuzuar të përgjigjet ndërkohë që ai është përgjigjur një për një dhe kaq”, tha Rama.

    Kjo nuk është hera e parë që Rama përdor gjuhë nënçmuese për të përshkruar mediat, ai i ka etiketuar më parë si “kosha plehrash”. Qasja dhe diskursi i tij kundër medias eshtë kritikuar nga shoqëria civile, organizatat e lirisë së medias dhe aktorë të tjerë të pavarur duke theksuar një model të ndërveprimeve të diskutueshme me median.