Kërcënimeve me jetë ndaj gazetarit Isa Myzyraj, 12/03/2024, Tiranë

    0
    94
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Isa Myzyraj
    Gjini Male
    Data 12/03/2024
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias Ora News
    Burimi https://www.facebook.com/myzyraj
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Në datën 12 Mars 2024, një email i dyshimtë ka mberritur në llogarinë e postës elektronike të redaksisë së televizionit Ora News dhe të drejtuesve të saj. Në përmbajtjen e këtij komunikimi, gazetari i Ora News, Isa Myzyraj, është sulmuar hapur dhe është bërë objekt i kërcënimeve me jetë.

    Mesazhi përmban një gjuhë të rrezikshme dhe anti-semitiste, duke shpërndarë mesazhe jo vetëm kërcënuese ndaj integritetit profesional të gazetarit Myzyraj, por edhe duke përdorur narrativa të papranueshme me bazë të orientimit seksual.

    Safe Journalist shpreh shqetësim të thellë në lidhje me këtë rast të paprecedent, i cili sulmon fuqishëm lirinë e medias, si dhe integritetin personal dhe profesional të gazetarit Myzyraj. Është e rëndësishme të adresojmë dhe të ndërmarrim hapa të menjëhershëm për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve, duke kundërshtuar çdo formë të kërcënimit dhe dhunës në shoqërinë tonë.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Perditesim mbi rastin 18/03/2024