Emisioni Fiks Fare solli një skandal që ka ndodhur në Durrës të Shqipërisë me asgjësimin e pulave të ngordhura nga disa kompani që merren me mbarështimin e shpendëve.
Emisioni Fiks Fare ka zbuluar vendet ku u asgjësuan pulat e ngordhura pa vendimin e institucioneve publike përkatëse se si do të asgjësoheshin.
Gjatë raportimit në detyrë, jashtë perimetrit të kompanisë OVITAL në fshatin Sukthit të Durrësit, e cila kishte varrosur pulat në një vend shumë pranë qendrave të banuara, disa persona të cilët u prezantuan si përfaqësues të kompanisë thyen kamerën e kameramanit. dhe ka vënë në rrezik jetën e gazetarit.