Pengim në detyrë ndaj ekipit të Klan Kosovës dhe RTV Dukagjinit, Prishtinë, 18.11.2021

    0
    307

    Ekipi i Klan Kosovës dhe ai i RTV Dukagjinit, të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të raportuar për grabitjen e armatosur në rrugën Prishtinë – Gjilan, penguar dhe gjobitur nga Policia e Kosovës.

    Gazetari Flamur Gajtani, kameramani Arben Kajtazi, shoferi Gazmend Salihu nga Klan Kosova dhe gazetari Mehmet Krasniqi e kameramani Visar Kryeziu nga RTV Dukagjini, u penguan dhe më pas u gjobitën kur tentuan të shkojnë nëpër një rrugë alternative për të mbërritur te vendi i ngjarjes.Kjo rrugë u lejua të përdoret nga qytetarët e tjerë, por jo edhe nga këto ekipe televizive.

    AGK-ja, e dënon pengimin në punë të këtyre ekipeve dhe e fton Policinë e Kosovës, që në vend se të pengojë, të ndihmojë gazetarët që të bëjnë punën e tyre.