Shteti | |
Gjini | |
Data | |
Qyteti | |
Lloj i incidentit | |
Lloji i medias: | a : 1 |
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? | a : 1 |
Ekipi i Radiotelevizionit të Kosovës është ndaluar dhe penguar të xhironin në Zubin Potok nga një grup personash me uniformë të njëjtë ku shihej flamuri i Serbisë.
Ekipi i përbërë nga kameramani Mumin Jashari dhe dy pjesëtarët tjerë Zymer Leci dhe Arben Jashari, edhe pse kishin leje nga KFOR-i që të xhironin në Zubin Potok, ata gjatë ditës së djeshme (13 gusht), në mënyrë tërësisht jo legale janë penguar të xhironin nga këta pjesëtarë, e më pastaj janë përcjellë edhe për në stacionin policor.
AGK vlerëson se veprimet e këtilla ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të medieve që janë në detyrë, përbëjnë presion ndaj tyre. Ndalimi dhe format e tjera të frikësimit kohëve të fundit po shënojnë rritje dhe kjo kërcënon sigurinë e gazetarëve, raportimin e tyre të pavarur dhe lirinë e përgjithshme të medieve në Kosovë.
AGK ka kërkuar nga autoritetet përkatëse që sa më shpejtë t’i identifikojnë këta persona që penguan ekipin e RTK-së për të xhiruar në Zubin Potok dhe të marrin masat adekuate rreth rastit.