Pengim në kryerjen e detyrë ndaj kameramanit, Bujar Sylejmani, Prishtinë, 29.11.2023

    0
    53
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Bujar Sylejmani
    Gjini Mashkull
    Data 29/11/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga policët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Zeri
    Burimi Mediet
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të tregojë profesionalitet në ballafaqimin me situata të tilla, dhe të mos bëjë në asnjë formë target gazetarët e kameramanët, duke i lejuar ata që të papenguar të bëjnë punën e tyre në informim të publikut.

    Pamje dhe fotografi të reja kanë shfaqur brutalitetin a paprecedent, me të cilin janë ballafaquar sot gazetarët, fotografët dhe pjesëtarë të tjerë të medieve, gjatë protestës së PSD-së.

    Në njërën prej tyre shihet se si shtyhet me forcë kameramani i Zërit të Amerikës, Bujar Sylejmani, i cili ishte duke kryer punën e vet profesionale.

    Përballë kësaj dhune të paprecedent të drejtuar ndaj pjesëtarëve të medies, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) që të hetojë urgjentisht të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që kanë kaluar kompetencat e tyre duke penguar punën profesionale të anëtarëve te medieve.

    AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të tregojë profesionalitet në ballafaqimin me situata të tilla, dhe të mos bëjë në asnjë formë target gazetarët e kameramanët, duke i lejuar ata që të papenguar të bëjnë punën e tyre në informim të publikut.