Pengim në kryerjen e detyrës së mediave, Mitrovicë Veriore, 31.05.2024

    0
    24
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 31/05/2024
    Qyteti Mitrovica Veriore
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Burimi Media
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, e dënon këtë vendim të këtij organi komunal, i cili shkon në kundërshtim me transparencën që nevojitet për diskutime për tema me rëndësi për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë komunë. Kuvendi Komunal, kryesuesi dhe kryetari, duhet të kujdesen që të krijojnë kushtet e nevojshme që mediet e interesuara të përcjellin punimet, të papenguar.

    Kolegë gazetarë të medieve në Gjuhën Shqipe dhe Serbe, janë larguar sot nga përcjellja e punimeve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore. Sipas raportimeve, deri tek largimi ka ardhur pasi një aktiviste politike ka dashur të flasë në seancë, dhe me përjashtimin e saj, janë përjashtuar edhe gazetarët.

    AGK-ja, e dënon këtë vendim të këtij organi komunal, i cili shkon në kundërshtim me transparencën që nevojitet për diskutime për tema me rëndësi për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë komunë.

    Kuvendi Komunal, kryesuesi dhe kryetari, duhet të kujdesen që të krijojnë kushtet e nevojshme që mediet e interesuara të përcjellin punimet, të papenguar.