Pengim në punën e gazetarëve, Prishtinë, 29.11.2023

    0
    57
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Elemdina Ballazhi, Pleurat Salihu, Hasan Hoti, Rrahman Osmani
    Data 29/11/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga policët
    Burimi Media
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kjo sjellje e Policisë së Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, andaj i bën thirrje që të respektojë punën e gazetarëve, si dhe të mos i pengojë ata gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që raportojnë nga terreni të bartin me vete ID-të e tyre të punës, si dhe jelekët me mbishkrimin PRESS, ashtu që të identifikohen që janë punonjës të medieve, dhe jo protestues.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar si pasojë e zhvillimeve të ditës së sotme nga protesta e PSD-së, kundër Ekaterina Trendafilova – Kryetare e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, ku është hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve.

    Nga ky veprim i policisë, kanë pësuar kolegët Elmedina Ballazhi dhe Pleurat Salihu, i cili edhe është alivanosur, Hasan Hoti dhe Rrahman Osmani, si dhe të tjerë.

    Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kjo sjellje e Policisë së Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, andaj i bën thirrje që të respektojë punën e gazetarëve, si dhe të mos i pengojë ata gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që raportojnë nga terreni të bartin me vete ID-të e tyre të punës, si dhe jelekët me mbishkrimin PRESS, ashtu që të identifikohen që janë punonjës të medieve, dhe jo protestues.