Pengim në ushtrimin e detyrës, Zveçan, 29.05.2023

    0
    41
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 29/05/2023
    Qyteti Zveçan
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Gazeta Papirus
    Burimi Gazeta Papirus
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Këto pamje janë tejet shqetësuese për AGK-në, andaj sërish ju bëjmë thirrje organeve të rendit, prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që t’i sigurojnë gazetarët që të raportojnë nga këto komuna pa u penguar. Njëherësh, ju kërkojmë të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në asnjë formë të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike për hir të raportimit.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici
    Redaksia e Gazeta Papirus, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, se tre persona të maskuar ia kanë rrëzuar kamerën ekipit të mediumit të tyre, përderisa ishin duke filmuar automjetet e KFORit.
    Në videon dërguar AGK-së, dëgjohet njëri prej personave të maskuar duke i thënë ekipit që mos të xhirojnë.
    Këto pamje janë tejet shqetësuese për AGK-në, andaj sërish ju bëjmë thirrje organeve të rendit, prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që t’i sigurojnë gazetarët që të raportojnë nga këto komuna pa u penguar. Njëherësh, ju kërkojmë të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në asnjë formë të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike për hir të raportimit.