Shteti | KO |
Gjini | Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) |
Data | 14/09/2021 |
Qyteti | Tirane |
Lloj i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
Nga kush | Nga zyrtarët publik |
Shkelësi / i dyshuari | Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama |
Burimi | Klan Kosova |
Emri i shkelësit / të dyshuarit | Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? | Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm. Për këtë qasje selektive të kryeministrit Rama ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve - EFJ, Ricardo Gutierrez. “Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez. |
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdorur qasje selektive në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në këtë konferencë, pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm.
Për këtë qasje selektive të kryeministrit Rama ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve – EFJ, Ricardo Gutierrez.
“Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë segregim shokues”, ka thënë Ricardo Gutierrez.