Qasje selektive ndaj gazetarit Adriatik Kelemendit, Beograd, 22.12.2021

    0
    105

    Gazetari kosovar, Adriatik Kelmendi, ka raportuar se është marrë në pyetje nga ana e BIA-s serbe në vizitën e tij të fundit në Beograd.

    Sipas Kelmendit, në fakt, ai është përballur me një sjellje të tillë të autoriteteve serbe secilën herë që i ka rënë të udhëtojë në Serbi, tash e një kohë. Kelmendit i janë kërkuar sqarime për pozicionet e tij publike.

    AGK-ja e konsideron të papranueshme një sjellje të tillë ndaj një gazetari dhe aktivisti për pajtim rajonal.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton Bashkimin Evropian që të reagojë për këtë sjellje që e minon mendimin e lirë dhe procesin e pajtimit në rajon.