Sulm aktual ndaj ekipit të xhirimit të emisionit STOP, 23/03/2023, Fier

    0
    92

    Një 50-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka goditur operatorin e emisionit ‘Stop” dhe i ka thyer celularin gazetares që po e merrte në pyetje. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 tetori” të qytetit të Fierit.

    Ky shtetas, në zyrën e noterisë të shtetases A. H. (ish-bashkëshortja e tij), kur ka parë operatorin dhe gazetaren e emisionit “Stop”, që po filmonin në zyrën e noteres, ka goditur operatorin dhe i ka thyer celularin gazetares, me pretendimin se nuk duhet të filmonin dhe duhet të dilnin nga zyra e noteres. Operatori dhe gazetarja kanë qenë duke ndjekur ankesën e një qytetari, për noteren A. H.

    Njoftimi i policisë Fier: Goditi për shkak të detyrës, operatorin e një emisioni investigativ dhe i theu celularin gazetares, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në një zyrë noterie, një shtetas kishte goditur operatorin e emisionit investigativ “Stop” dhe i kishte thyer celularin gazetares së këtij emisioni, menjëherë kanë organizuar punën duke identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, shtetasin I. Y.. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 50 vjeç, banues në Fier, ish-bashkëshorti i noteres, shtetases A. H.