Shteti | |
Gjini | |
Data | |
Qyteti | |
Lloj i incidentit | |
Nga kush | a : 1 : { i : |
Lloji i medias: | a : 1 |
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? | a : 1 |
Ekipi i Gazetës Online Blic i përbërë nga gazetarët Diamand Bajra, Nebi Maxhuni dhe kameramani Arsim Rexhpi janë sulmuar nga dy persona derisa po realizonin një kronikë për Coronavirusin ne veri të Mitrovicës.
Ekipi i Gazetës Blic ishte afruar pran një vendi ku shitej miell dhe komunikonin me qytetarët se si shkonte furnizimi. Në atë moment, janë sulmuar nga dy persona, duke i goditur me grushte dhe shqelma. Nga ky sulm, gazetari Nebi Maxhuni ka marrë tretman mjekësor si pasoj e plagëve të shkaktuara.
Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe ka intervistuar ekipin e Gazetës Blic për të ardhur deri tek identifikimi i sulmuesve. Rasti është në hetim policor, për të cilin AGK është ende në pritje të informatave për tu njohur se deri ku kanë shkuar hetimet.