Shteti | |
Gjini | |
Data | |
Qyteti | |
Lloj i incidentit | |
Nga kush | a : 1 : { i : |
Lloji i medias: | a : 1 |
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? | a : 1 |
Shoferi personal i Kryetarit të Partisë Lista Serbe Sllavko Simic, e ka penguar ekipin e portalit arbresh.info për të kryer detyrën e tij.
Sipas raportimeve të arbresh.info, Simiq ka vizituar një shkollë të mesme të ulët dhe më pas të ashtuquajturën Komunën paralele të Prilluzhës. Ekipit të arbresh.info ju pamundësua të jetë i pranishëm për të raportuar ngjarjet, përderisa mediet serbe u lejuan të jenë prezente.
Për me tepër, siç bën të ditur gazetarja e arbresh.info, Elmedina Ballazhi, pas tentimit të saj për të hyrë në takimin e dytë, ajo është sulmuar nga personeli i Simiqit, duke e goditur atë me bërryl në gjoks dhe duke i mbyllur derën asaj dhe kameramanit.
Rasti nuk është raportuar në Policinë e Kosovës.