Sulm akual ndaj gazetares, 04/08/2022 Devoll, Korçë

    0
    105
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri M.M
    Gjini Female
    Data 04/08/2022
    Qyteti Devoll, Korce
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias ABC News
    Burimi https://www.asp.gov.al/devoll-ushtroi-dhune-fizike-ndaj-vajzes-se-tij-dhe-goditi-gazetaren-e-emisionit-investigativ-gjate-ushtrimit-te-detyres-vihet-ne-pranga-62-vjecari/
    Emri i shkelësit / të dyshuarit L.J.
    Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. J., 62 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

    Shtetasi i mësipërm, më 04/08/2022, në fshatin Ponçarë, Devoll, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, shtetases G. Ç., 33 vjeçe, si edhe ka goditur gjatë detyrës shtetasen M. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë gazetare, e cila do të realizonte një kronikë me shtetasen G. Ç., për një emision investigativ.

    Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.