Sulm faktik ndaj gazetarit Adriatik Doçi, 13/11/2022, Tiranë

    0
    106
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Adriatik Doci
    Gjini Male
    Data 13/11/2022
    Qyteti Tirane
    Lloj i incidentit
    Burimi https://shqiptarja.com/lajm/tirane-dhunohet-prane-baneses-gazetari-investigativ-i-report-tv-adriatik-doci
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Gazetari i Report TV dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, është sulmuar fizikisht më 13 nëntor nga persona të paidentifikuar në Tiranë.

    Doçi është ndjekur nga disa persona dhe është goditur nga pas me sende të forta, shumë pranë banesës së tij, në rrugën Pashko Vasa. Gazetari ka denoncuar sulmin në Polici.

    Doçi deklaroi se është sulmuar papritur nga prapa dhe se nuk ka mundur të identifikojë se cilët janë autorët e sulmit, por beson se sulmi lidhet drejtpërdrejt me punën e tij pasi ka raportuar për raste të korrupsionit që kanë të bëjnë me ish-funksionarë publikë. “Mirënjohje qindra miqve dhe kolegëve që u solidarizuan dhe dënuan sulmin fizik ndaj meje këtë të diel. Nuk e shoh vetëm si një incident apo dramë personale, por edhe si një përpjekje për të heshtur raportimin tim dhe si sulm ndaj medias në tërësi. Personalisht nuk kam marrë në konsideratë dhe nuk do të marr në konsideratë kurrë asnjë mesazh dhune, force e shantazhi për të më mbajtur të heshtur. Koha do ta tregojë”, tha Doci.