Sulm fizik ndaj gazetarit Pleurat Salihu, Leposaviq, 16.06.2023

    0
    77
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Pleurat Salihu
    Gjini Mashkull
    Data 16/06/2023
    Qyteti Leposaviq
    Lloj i incidentit Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Arbresh.info
    Burimi Arbresh.info
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të tmerrshme dhe të papranueshme. Ky është sulmi i tretë brenda një periudhe të shkurtër vetëm gjatë ditës së sotme, i shkaktuar nga protestuesit e maskuar serbë, në prani të organeve të sigurisë.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Gjatë raportimeve të ekipeve të mediave, në komunën veriore të Leposaviqit, në vendin ku u sulmua grupi me gazetarë e kameramanë, gazetarit të Arbresh.info, Pleurat Salihut ia kanë thyer krahun.

    Sipas informatave nga kolegë prezent, Salihu ,ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, posa kanë arritur të largohen nga zona e rrezikut.

    Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të tmerrshme dhe të papranueshme. Ky është sulmi i tretë brenda një periudhe të shkurtër vetëm gjatë ditës së sotme, i shkaktuar nga protestuesit e maskuar serbë, në prani të organeve të sigurisë.