Sulme të tjera ndaj Gazetarit të BIRN në Seancën Gjygjësore, Tiranë, 06/04/2022

    0
    272
    Shteti AL
    Gjini Male
    Data 06/04/2022
    Qyteti Tirana
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias BIRN
    Burimi https://www.reporter.al/2022/04/05/gjyqi-i-dosjes-184-kthehet-ne-seance-censure-ndaj-medias/
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Nertila Kape
    Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Në seancën e gjyqit për “Dosjen 184” reporteri i BIRN u censurua nga gjyqtarja Nertila Kape e cila mori rolin e kryeredaktores duke treguar se si duhej bërë raportimi i çështjes.

    I pandehur Aga akuzoi gazetarin e BIRN, autor i një shkrimi, se ai po përgjonte dhe kërkoi që ai të përjashtohej nga seanca. Aga po gjykohet së bashku me ish-administratorin e Lurës, Hasan Hoti për shpërdorim detyre dhe përfshirje në skemën e manipulimit të votës në vitin 2016. Ai pretendoi ndër të tjera se shkrimet ‘nuk publikoheshin në gazetë, por Facebook’.

    E pyetur në telefon nga BIRN për këtë devijim të seancës së gjyqit dhe përpjekjet për censurë, Kape refuzoi të komentonte, por tha: “seanca ishte publike”.

    Kërkesa të veçanta për këtë reporter kishte edhe avokati Gentian Rumano, i cili pretendoi se fotoja e ish-shefit të Komisariatit të Policisë Dibër po përdorej pa leje. Në foton në fjalë, Aga dhe të pandehurit e tjerë të dosjes janë me shpinë nga kamera.

    Ndërkohë, seanca gjyqësore nuk vijoi përtej shqyrtimit të raportimit të bërë në media, pasi pas konstatimit të mungesës së një dëshmitari, seanca u shty për në datën 19 prill.

    Kjo nuk është hera e parë që reporteri i BIRN censurohet apo nuk i lejohet pjesëmarrja në seancat e dosjes 184.