Sulm kibernetik ndaj portalit Nacionale, Prishtinë, 11.07.2022

    0
    104
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Nacionale
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 11/07/2022
    Qyteti Prishtina
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Lloji i medias: Online
    Burimi Nacionale
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja kërkon nga Policia e Kosovës, dhe Njësiti për Krime Kibernetike që të hetojnë urgjentisht burimin e këtyre sulmeve dhe gjetjen e autorëve të këtij organizimi.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Asociacioni i Gazetareve të Kosovës është njoftuar sot nga redaksia e portalit online “Nacionale”, se po përballen me një seri sulmesh kibernetike, që ndikojnë direkt në punën e gazetarëve të kësaj medie.

    AGK-ja kërkon nga Policia e Kosovës, dhe Njësiti për Krime Kibernetike që të hetojnë urgjentisht burimin e këtyre sulmeve dhe gjetjen e autorëve të këtij organizimi.

    Mediet kosovare kanë qenë cak i sulmeve kibernetike edhe në të kaluarën, dhe kjo ndikon përvec financiarisht edhe në lirinë e medias për të vepruar si dhe sigurinë e informacioni. Prandaj, AGK-ja fton institucionet e sigurisë së Kosovës që ta trajtojnë fenomenin me prioritet.