Sulm ndaj ekipit të ATV-së, Zveçan, 30.05.2023

    0
    26

    Vetura e ekipit të ATV-së dëmtohet në Zveçan

    Mëngjesin e sotëm, vetura e ATV-së ka qenë cak i sulmit nga protestuesit serbë.

    Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë shpërthyer gomat veturës me qëllim të pengimit të raportimit.

    Kjo situatë me të cilën po përballën gazetarët është tejet shqetësuese, dhe po rëndohet çdo herë e më shumë, pasi ata po vazhdojnë të jenë target i protestuesve serbë.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë kolegëve gazetarë, kameramanë, fotoreporterë dhe shoferët e ekipeve të tyre, që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në rast nevoje t’i drejtohen për ndihmë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje.