Sulm ndaj ekipit të Klan Kosovës, Zubin Potok, 19.12.2022

    0
    76
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Haris Ademi, Agon Bejtullahu dhe Elsad Sinani
    Data 19/12/2022
    Qyteti Zubin Potok
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Klan Kosova
    Burimi Klan Kosova
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar për sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga veriu i vendit. AGK-ja, sërish bënë thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar.

    Ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, është sulmuar sot, përderisa po raportonin afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Sulmuesit në drejtim të ekipit kanë hedhur gurë, si dhe i kanë fyer e sharë.

    Ky është sulmi i tretë në drejtim të kolegëve, kështu duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre përgjatë raportimeve.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar për sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga veriu i vendit.

    AGK-ja, sërish bënë thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar.