Sulm ndaj ekipit të Klan Kosovës, Zubin Potok, 26.12.2022

    0
    76
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Qendresa Bellagoshi, Drin Demiri, Agon Bejtullahu dhe Elsad Sinani
    Data 26/12/2022
    Qyteti Zubin Potok
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Klan Kosova
    Burimi Klan Kosova
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që të luajnë rol shtesë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, që vazhdojnë të jenë cak i sulmeve të organizuara nga grupe personash të maskuar.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Persona të maskuar e kanë sulmuar ekipin e Klan Kosovës në Zubin Potok.

    Ekipi i përbërë nga gazetarët Qëndresa Bellagoshi, Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, janë sulmuar sot në fshatin Zupç. Gazetarja Bellagoshi dhe shoferi Sinani kanë marrë trajtim mjekësor, pasi që xhamat e veturës së thyer nga gurët i kanë goditur në fytyrë. Teksa, Demiri dhe Bejtullahu kanë shpëtuar pa lëndime.

    Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

    Sulmet e vazhdueshme përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe pengojnë raportimin për zhvillimet në veri. Andaj, AGK-ja, kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që të luajnë rol shtesë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, që vazhdojnë të jenë cak i sulmeve të organizuara nga grupe personash të maskuar.