Sulm ndaj ekipit të Syri.net, Leposaviq, 31.05.2023

    0
    62
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 31/05/2023
    Qyteti Leposaviq
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Syri.net
    Burimi Syri.net
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, shpreh shqetësim për kushtet e punës së gazetarëve të cilët po raportojnë nga ajo zonë. Njëherësh, u bën thirrje gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe shoferëve të ekipeve, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

    Disa protestues serbë në Leposaviq kanë shpuar gomat e veturës së ekipit të Syri.net.

    Situata e cila po përshkallëzohet nga çasti në çast, po rrezikon punonjësit medialë të cilët po raportojnë nga veriu.

    Ky është sulmi i katërt gjatë ditës së sotme, në drejtim të ekipeve të mediave, të cilët po raportojnë për situatën në veri të vendit.

    AGK-ja, shpreh shqetësim për kushtet e punës së gazetarëve të cilët po raportojnë nga ajo zonë. Njëherësh, u bën thirrje gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe shoferëve të ekipeve, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit.