Shteti | KO |
Gjini | Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) |
Data | 25/05/2023 |
Qyteti | Prishtine |
Lloj i incidentit | Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale |
Nga kush | Nga personat publik |
Shkelësi / i dyshuari | Sami Kurteshi |
Burimi | |
Emri i shkelësit / të dyshuarit | Sami Kurteshi |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Anëtari i partisë politike Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, është përfshirë të mërkurën në një sulm të radhës, të rëndë kundër medieve dhe gazetarëve.
Duke komentuar reagimet për emërimin e zonjës Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve, zoti Kurteshi, ka akuzuar mediet dhe gazetarët se janë pjesë e “krimit të organizuar politik-ekonomik nën firmën e PLANS”.
Në një gjuhë shumë të rrezikshme dhe absolutisht të papranueshme, zoti Kurteshi ka shkruar se “AGK është pjesë e pandashme e makinës përbaltëse të krimit të organizuar!”. Ai gjithashtu, ka akuzuar aktivistë të shoqërisë civile për reagimet duke i quajtur “ekspert/e” vendor/e, ushujza parazitore të PLANS-it”.
AGK-ja, sërish i bën thirrje kryeministrit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që të angazhohet për ndalimin e sulmeve të vazhdueshme të eksponentëve të qeverisë dhe partisë së tij, pasi ato ndikojnë direkt në sigurinë e gazetarëve në Kosovë.