Sulm ndaj gazetarëve, Gazmend Morina, Mitrovicë, 26.01.2016.

    0
    70
    Shteti
    Gjini
    Data
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Nga kush a : 1 : { i :
    Lloji i medias: a : 1
    Prokurori Publik a:0:{}
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? a : 2

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sulmin ndaj gazetarit të portalit “Veriu Info”, Gazmend Morina, nga asambleisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi, punëtor i PTK-së në Vushtrri.
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se gazetari Gazmend Morina është sulmuar me shufra hekuri nga asambleisti Dedia dhe disa persona të tjerë lidhur me raportimet e fundit për zhvillimet në ndërmarrjen “Trepça”.
    AGK kërkon kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve dhe kërkon nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës që të mbajë në përgjegjësi asambleistin Dedia. AGK është njoftuar se gjendja e gazetarit, pavarësisht lëndimeve është stabile dhe pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi. Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shqetësuese e të pa tolerueshme dhe AGK e cilëson këtë si kërcënim ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë. Ky është edhe një rast, që tregon për vështirësitë e gazetarëve në përmbushjen e misionit profesional të tyre, për informimin rreth ngjarjeve dhe temave me interes qytetar.