Sulm ndaj mediave dhe organizatave mediatike, Citizens Channel, 02/04/2024, Tiranë

    0
    597
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Citizens Channel
    Gjini Group
    Data 02/04/2024
    Qyteti Tirana
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias Citizen Channel
    Burimi https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=952267080233649&id=100063510973397&mibextid=WaXdOe&rdid=tMVo0Y0d81kHCpwr
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Më 2 prill, Citizen Channel, një media jofitimprurëse dhe e pavarur në Shqipëri, po përballet me një situatë shqetësuese. Postimet e tyre në Facebook raportohen sistematikisht si `spam` ose në kundërshtim me rregullat e Facebook. Ata gjithashtu po marrin sulme të vazhdueshme digjitale në faqen e tyre të internetit.

    Kjo fushatë duket se është një përpjekje e koordinuar për të minimizuar zërin e tyre, veçanërisht pasi publikuan një artikull kritik për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e lejeve për qiellgërvishtset nga Bashkia e Tiranës. Pas publikimit të ketij lajmi një ushtri digjitale filloi të sulmonte artikujt e tyre, që datojnë që nga viti 2021, me raportime që synonin të mbyllnin faqen e tyre në Facebook.

    Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj gazetarisë së pavarur duke u përpjekur të censurojë dhe hesht gazetarinë kritike dhe duke rrezikuar shtrirjen dhe marrëdhëniet e Citizen Channel me audiencën e tyre. Veprime të tilla mund të krijojnë një efekt tkurrës, duke i penguar mediat e tjera të hetojnë ose raportojnë për çështje të ndjeshme ose të diskutueshme nga frika e hakmarrjeve të ngjashme.

    Kjo minon të drejtën e publikut për të pasur qasje në informacione të ndryshme dhe të pavarura, gjë që është thelbësore për një vendimmarrje të informuar dhe diskursin publik. Së fundi, përdorimi i platformave digjitale për të orkestruar fushata të tilla nxjerr në pah dobësitë dhe sfidat me të cilat përballen mediat në epokën digjitale, ku përmbajtja mund të shtypet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive përmes fushatave të koordinuara në internet.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Përditësimet për rastin: 08/04/2024

    Citizens Channel vijon të sulmohet. Llogaria në Instagram e Citizens Channel ka pësuar një rritje të menjëhershme të ndjekësve rreth 45 mijë (llogari false). Kjo është një teknikë që e bën më të lehtë për “sulmuesit” të raportojnë llogarinë si të rreme.